Formacionet zyrtare: Larne – Ballkani, Kampioni i Kosovës kërkon ta përfundojë punën e nisur në Fadil Vokrri - NACIONALE

Formacionet zyrtare: Larne – Ballkani, Kampioni i Kosovës kërkon ta përfundojë punën e nisur në Fadil Vokrri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Për dallim nga dy skuadrat tjera nga Superliga e Kosovës në garat evropiane, Ballkani i ka punët shumë më mirë. Kampioni i Kosovës në dy sezonet e fundit shënoi fitore të thellë në ndeshjen e parë ndaj skuadrës nga Irlanda Veriore Larne me rezultat 3:0 dhe sot pritet të ketë punë të lehtë, për të kaluar në raundin e tretë të kualifikimeve.

Suharekasit ishin të papërmbajtshëm në Fadil Vokrri në javën e kaluar, duke demoluar tërësisht kundërshtarët, për t’i lënë pa asnjë gjasë, gjë që pritet të ndodhë edhe sot në udhëtim në stadiumin Solitude në Belfast.

Trajneri i Larnes, Tiernan Lynch, do të luajë me rreshtimin 4-3-3 në tentim pothuajse të pamundur për të kthyer rezultatin, ndërsa në anën tjetër edhe Ilir Daja ka vendosur në fushë rreshtimin e njëjtë.

Larne: Ferguson; Donnelly, Farquhar, Omar, Ives; Sloan, Gordon, Thomson; Cosgrove, Bonis dhe Ryan.

Ballkani: Koliçi; Jashanica, Trashi, Potoku, Thaqi; Zyba, Kuc, Emërllahu; Gripshi, Kryeziu dhe Korenica.

Ndeshja në Belfast do të zhvillohet në 20:30, ku kujtojmë se rezultati nga ndeshja e parë është 3:0 në të mirë të Kampionit të Kosovës.

Lajme të ngjashme