Formacionet zyrtare: Copenhagen - Manchester City | Leipzig - Real Madrid
Rruga për 'Londër 2024' rinisë sot, ku për tifozët e futbollit kthehen emocionet e Ligës së Kampionëve. Sot në plan janë dy ndeshje, ku takohen Copenhagen me kampionin në fuqi Manchester City dhe Leipzig me 14-herë kampionin e Evropës, Real Madrid.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare për të dy ndeshjet, ku kanë mbetur më pak se një orë deri në fillimin e përballjeve.
Copenhagen - Manchester City
Skuadra daneze hyn pa gjasa të mëdha në këtë takim, pasi përballet me favoritin kryesor dhe kampionin në fuqi, Manchester City.
Trajneri Jacob Neestrup ka vendosur për formacionin 4-3-3.
Copenhagen: Grabara; Diks, McKenna, Vavro, Jelert; Mattson, Falk, Gonçalves; Achouri, Claesson dhe Elyounoussi.
Start-11 mod Manchester City #fcklive #fckmci #ucl pic.twitter.com/0hlkbC1hKj
— F.C. København (@FCKobenhavn) February 13, 2024
Në anën tjetër, Pep Guardiola, nuk ka ndryshuar shumë nga skema e tij, duke vendosur formacionin 4-2-3-1.
Manchester City: Ederson; Ake, Stones, Dias, Walker; Rodri, Bernardo Silva; Grealish, De Bruyne, Foden; Haaland.
Tonight's squad in 🇩🇰
— Manchester City (@ManCity) February 13, 2024
XI | Ederson, Walker (C), Stones, Dias, Ake, Rodrigo, De Bruyne, Bernardo, Foden, Grealish, Haaland
SUBS | Ortega Moreno, Carson, Doku, Alvarez, Akanji, Nunes, Bobb, Wright, Susoho, Lewis#ManCity | #UCL pic.twitter.com/jE78xUkmHT
Leipzig - Real Madrid
Marco Rose, trajner i skuadrës gjermane Leipzig, ka vendosur që ta nisë këtë ndeshje me formacionin e tij të zakonshëm 3-4-3.
Leipzig: Gulacsi; Simakan, Klostermann, Orban; Henrichs, Olmo, Schalger, Raum; Simons, Sesko dhe Openda.
XI 🆚 @realmadrid 📋#RBLRMA #UCL pic.twitter.com/Zn2e09JvVj
— RB Leipzig (@RBLeipzig) February 13, 2024
Në anën tjetër, homologu i tij, Carlo Ancelotti, do të luajë me 4-3-1-2, ku Aurelian Tchouameni do të jetë qendërmbrojtës, në mungesë të lojtarëve që luajnë këtë pozitë.
Real Madrid: Lunin; Mendy, Tchouameni, Nacho, Carvajal; Camavinga, Kroos, Valverde; Diaz; Vinicius Jr dhe Rodrygo.
📋✅ ¡Nuestro 𝗫𝗜 inicial!
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 13, 2024
🆚 @RBLeipzig#UCL pic.twitter.com/15iieYajc6
Të dy ndeshjet zhvillohen në orarë të njëjtë, pra me fillim nga ora 21:00, ndërsa ndeshjet e kthimit të këtyre përballjave janë më 6 mars.