Formacionet zyrtare: Çeki - Shqipëri, Kuqezinjtë me disa ndryshime synojnë fitore në Epet Arena
Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Çekinë në kuadër të Ligës së Kombeve me fillim nga ora 20:45, në Epet Arena.
Kur kanë mbetur pak më shumë se një orë deri në fillimin e ndeshjes, janë publikuar formacionet zyrtare nga të dy anët.
Vendasit do të luajnë me formacionin 3-4-3, me Tomas Choryn si qendërsulmues, që është një rrezik konstant për Shqipërinë, teksa në fushë kanë një lojtar mjaft kualitativ si Tomas Soucek.
Çekia (4-3-3): Kovar; Vitik, Holes, Boril; Coufal, Soucek, Cerv, Provod; Cerny, Chory dhe Sulc.
V této základní sestavě vyběhneme do dnešního zápasu Ligy národů proti Albánii. 🇨🇿🆚🇦🇱 pic.twitter.com/qUa1V9cK5d
— Česká fotbalová reprezentace (@ceskarepre_cz) October 11, 2024
Në anën tjetër, Shqipëria e Sylvinhos luan me formacionin e zakonshëm të saj 4-2-3-1, me Mirlind Dakun që do të jetë në krye të sulmit.
Në mungesë të Berat Gjimshitit, në formacionin startues do të jetë Marash Kumbulla, që do të jetë tandem me Ardian Ismajlin, që po kalon formë të jashtëzakonshme në Serie A.
Shqipëria (4-2-3-1): Strakosha; Mitaj, Kumbulla, Ismajli, Hysaj; Laçi, Ramadani; Bajrami, Asllani, Asani; Mirlind Daku.
𝐅𝐎𝐑𝐌𝐀𝐂𝐈𝐎𝐍𝐈 🔴⚫
— FSHF (@FSHForg) October 11, 2024
🆚 Çeki 🇨🇿
🏆 #NationsLeague
⏰ 20:45
🏟️ Air Albania
📺 @digitalb_official & @rtvklan #nationsleague #CZEALB #futboll #fshf #kombetarja #shqiperia #kuqezi pic.twitter.com/74BmfOj23w
Kujtojmë se kuqezinjtë një vit më pak në Air Albania e kishin mposhtur Çekinë 3:0 në kualifikimet për EURO 2024, teksa në ndeshjen e parë kishin barazuar 1:1.
Përballja në Epet Arena që fillon nga ora 20:45 do të gjykohet nga gjyqtarët francezë.
Benoit Bastien do të jetë kryesori, i ndihmuar nga Zakrani e Berthomieu. Gjyqtari i katërt është Thomas Leonard, teksa në VAR do të jenë Benoit Milliot dhe Romain Lissorgue.
Shqipëria që ka fituar një përballe dhe humbur një tjetër në sezonin e ri të Ligës së Kombeve, pas përballes me Çekinë, do të luajë në udhëtim te Gjeorgjia më 14 tetor.