Formacionet zyrtare: Benfica - Inter, Kristjan Asllani nga minuta e parë
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Simone Inzaghi ka bërë shumë ndryshime për ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve, ku do të përballen me Benficën, e një nga ndryshimet është që Kristjan Asllani do të jetë nga minuta e parë në lojë.
Ndryshimet e mëdha te Interi vijnë edhe si rrjedhojë se zikaltrit kanë siguruar tashmë kalimin në fazën tjetër, atë të eliminimit direkt.
Kundërshtari i sotëm i skuadrës italiane është Benfica e cila është e fundit në grup, pa asnjë pikë të mbledhur.
Formacionet zyrtare:
Trajner i Benficës ka zgjedhur më të mirët e tij në dispozicion, ngase shpresojnë në vendin e tretë, që i çon në Ligë të Evropës.
Benfica (4-3-3): Trubin; Aursnes, Antonio Silva, Otamendi, Morato; Florentino, Rafa Silva, Joao Neves; Di Maria, Tengstedt dhe Joao Mario.
🚨 𝗧𝗢𝗡𝗜𝗚𝗛𝗧'𝗦 𝗟𝗜𝗡𝗘𝗨𝗣!#SLBFCIM • #UCL pic.twitter.com/w2xSEcP8IN
— SL Benfica (@slbenfica_en) November 29, 2023
Në anën tjetër te Interi janë bërë tetë ndryshime nga ndeshja e fundit ndaj Juventusit, me Kristjan Asllanin që do ta udhëheqë mesfushën.
Interi(3-5-2): Audero; Acerbi, De Vrij, Bisseck; Augusto, Klaassen, Asllani, Frattesi, Darmian; Alexis Sanchez dhe Arnautovic.
Our starters this evening 📋#ForzaInter #UCL #BenficaInter pic.twitter.com/0hdipgY5CD
— Inter (@Inter_en) November 29, 2023
Përballja zhvillohet në Lisbonë me fillim nga ora 21:00.
