Formacionet zyrtare: Bayern Munich - Arsenal, Topçinjtë e kërkojnë gjysmëfinalen e parë në 15 vitet e fundit - NACIONALE

Formacionet zyrtare: Bayern Munich - Arsenal, Topçinjtë e kërkojnë gjysmëfinalen e parë në 15 vitet e fundit

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ndeshja mes Manchester Cityt e Real Madridit nuk do të jetë e vetmja e natës së sotme, pasi çerekfinale e zjarrtë do të zhvillohet edhe në Allianz Arena, ku Bayern Munich e pret Arsenalin.

Bavarezët arritën një rezultat shumë të mirë në Londër, ku javën e kaluar barazuan 2:2 me Topçinjtë.

Arsenali nuk ka arritur në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që nga viti 2009 dhe sot e ka mundësinë e artë, me Bayern Munich që nuk janë në formën më të mirë të tyre.

Formacionet zyrtare

Skuadra e Thomas Tuchel Ligën e Kampionëve e ka mundësinë e vetme për trofe këtë sezon dhe 11-shja e vendosur në fushë do ta tentojnë maksimumin.

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Kimmich, Dier, De Ligt, Mazraoui; Laimer, Goretzka; Sane, Musiala, Guerrerio; Kane.

Në anën tjetër, Mikel Arteta, ka bërë vetëm një ndryshim nga java e kaluar, me Tomiyasu që do të jetë nga minuta e parë në vend të Jakub Kiwior që luajti ndeshjen e kaluar.

Arsenal (4-3-3): Raya; Tomiyasu, Saliba, Gabriel, White; Odegaard, Jorginho, Rice; Saka, Martinelli dhe Havertz.

Gjyqtari i takimit do të jetë holandezi Danny Makkelie, me ndeshjen që fillon në orën 21:00 në Allianz Arena.

Lajme të ngjashme