Formacionet zyrtare: Ballkani - Lincoln Red Imps - NACIONALE

Formacionet zyrtare: Ballkani - Lincoln Red Imps

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampioni i Kosovës, Ballkani, sot zhvillon takimin e parë të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, kundër kampionit të Gjibraltarit, Lincoln Red Imps. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Fadil Vokrri.

Ilir Daja ka vendosur mos të ndryshojë shumë në formacionin startues, ku ka përdorur rreshtimin 4-3-3 si zakonisht, ku si sulmues qendror do të luajë Albin Berisha, pasi Albion Rrahmani, para pak ditësh kompletoi transferimin te Rapid Bukureshti.

Ballkani: Koliçi; Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi; Kryeziu, Kuc, Zyba; Korenica, Krasniqi dhe Gripshi.

Në anën tjetër homologu i Dajës, Javier Munoz, ka vendosur gjithashtu për rreshtimin 4-3-3.

Lincoln Red Imps: Coleing; Ayew, Sergeant, Lopes, Nano; Walker, Yahaya, Mandi; Juampe, Gomez dhe Britto.

Ndeshja e parë në Fadil Vokrri zhvillohet sot me fillim nga 20:45, ndërsa ajo e kthimit më 17 gusht në Gjibraltar.

Lajme të ngjashme