Formacionet zyrtare: Ballkani kërkon vetëm fitore ndaj Larnes
Skuadra e Ballkanit do të kërkojë fitoren kundër Larnes, në kuadër të ndeshjes së parë për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, “Xhebrailat” do të tentojnë të kualifikohen në grupet e Ligës së Konferencës njësoi si vitin e kaluar.
‘Pengesa’ e parë mbetet Larne, me formacionet zyrtare që tashmë janë bërë publike.
FC Ballkani: Koliçi; Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi; Emërllahu, Kuc, Zyba; Gripshi, Rrahmani, Korenica.
Larne: Ferguson; Farquhar, Want, Donnelly; Millar, Glynn, Sloar, Gordon, Cosgrove; Ryan, Bonis.
Përballja zhvillohet në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.