Formacionet zyrtare: Atalanta - Liverpool | Roma - Milan - NACIONALE

Formacionet zyrtare: Atalanta - Liverpool | Roma - Milan

1 javë më parë

nga NACIONALE

Përballje shumë interesante do të zhvillohen sonte në Ligë të Evropës, ku Atalanta e pret Liverpoolin në ndeshjen e kthimit, pas një fitore të thellë befasuese në Anfield 3:0, ndërsa në anën tjetër derbi italian mes Romës dhe Milanit.

Atalanta befasoi të gjithë javën e kaluar kur në udhëtim mposhti skuadrën e Jurgen Klopp 3:0, ku sot e kanë shumë më të lehtë ta kërkojnë gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.

Në anën tjetër më interesante do të jetë përballja italiane mes Romës e Milanit, me skuadrën e Daniele De Rossit që fitoi minimalisht në San Siro.

Formacionet zyrtare

Atalanta - Liverpool

Gianpiero Gasperini do të luajë me skemën e tij të preferuar 3-4-1-2, me Scamaccan në krye, që shkëlqeu në ndeshjen e parë.

Atalanta (3-4-1-2): Musso; Gjimshiti, Hien, Kolasinac; Zappacosta, De Roon, Ederson, Ruggeri; Koopmeiners; Miranchuk dhe Scamacca.

Jurgen Klopp është kundërpërgjigjur me 4-3-3, ku Salah që nuk luajti javën e kaluar nga minuta e parë, sot është në formacion startues.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Robertson, Van Dijk, Konate, TAA; MacAllister, Jones, Szoboszlai; Diaz, Gakpo dhe Salah.

Takimi do të drejtohet nga Francois Letexier nga Franca, me takimin që fillon nga ora 21:00.

Roma - Milan

Skuadra nga kryeqyteti italian, Roma, në krye me De Rossin, po kalon në formë të mirë prej ardhjes së këtij të fundit në skuadër dhe tani ata janë afër të kalojnë në gjysmëfinale. Sot trajneri italian ka vendosur skemën 4-3-3, me vetëm një ndryshim nga java e kaluar.

Roma (4-3-3): Svilar; Çelik, Mancini, Smalling, Spinazzola; Pellegrini, Paredes, Bove; El Shaarawy, Lukaku dhe Dybala.

Në anën tjetër Stefano Pioli që rrezikon të shkarkohet dhe fitorja për të sot është e domosdoshme, ka vendosur të luajë me 4-2-3-1, me veteranin Giroud të vetëm në sulm.

Milan (4-2-3-1): Maignan; Hernandez, Tomori, Gabbia, Calabria; Bennacer, Musah; Leao, Loftus-Cheek, Pulisic; Giroud.

Szymon Marciniak do ta drejtojë takimin që fillon në orën 21:00.

Lajme të ngjashme