Formacionet zyrtare: Angli - Slloveni | Danimarkë - Serbi - NACIONALE

Formacionet zyrtare: Angli - Slloveni | Danimarkë - Serbi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas përfundimit të grupit D, radha tani është te përballjet e grupit C në Kampionatin Evropian.

Anglia si lidere do të takohet me Slloveninë e vendit të tretë me dy pikë, me të dy skuadrat që pretendojnë vendin e parë në renditje.

Në anën tjetër, Danimarka e vendit të dytë, kërkon edhe ajo ta mbyllë në vendin e parë me një fitore ndaj Serbisë, e vetmja me pothuajse asnjë gjasë për kualifikim tutje.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare për të dy përballjet.

Angli - Slloveni

Gareth Southgate vazhdon të mos besojë në yllin e Chelseat Cole Palmer, duke insistuar në një skemë që nuk i ka rezultat me lojë të mirë në dy paraqitjet e para.

Anglia (4-2-3-1): Pickford; Walker, Stones, Guehi, Trippier; Gallagher, Rice; Bellingham, Saka, Foden; Kane.

Image

Në anën tjetër, Sllovenia luan me skemën 4-4-2.

Sllovenia (4-4-2): Oblak; Janza, Bijol, Drkusic, Karnicnik; Mlakar, Elsnik, Cerin, Stojanovic; Sesko dhe Sporar.

Image

Danimarkë - Serbi

Kasper Hjulmund ka vendosur t'i besojë skemës së tij me dy sulmues edhe ndaj Serbisë.

Danimarka (3-4-1-2): Schmeichel; Andersen, Christensen, Vastergaard; Bah, Hjulmand, Hojbjerg, Maehle; Eriksen; Hojlund dhe Wind.

Image

Serbia në anën tjetër, që po luan shumë dobët, ashtu siç pritej, duke lënë shenjë vetëm me denime nga UEFA, do të luajë me 3-4-2-1.

serbia (3-4-2-1): Rajkovic; Pavlovic, Milenkovic, Veljkovic; Gudelj, Ilic, Mijailovic, Zivkovic; Lukic, Samardzic; Mitrovic.

Të dy takimet në kuadër të grupit C, zhvillohen me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme