Formacionet startuese: Inter – Benfica, Kristjan Asllani rezervist - NACIONALE

Formacionet startuese: Inter – Benfica, Kristjan Asllani rezervist

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Interi do ta presë Benficën në ndeshjen e kthimit e vlefshme për kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, me zikaltrit që kanë triumfuar në Portugali një javë më parë. Të dy trajnerët kanë bërë të ditur formacionet startuese, me shqiptarin Kristjan Asllani që do të jetë në bankën rezervë për Interin.

Goli i Barellës dhe Lukakut në ndeshjen e parë ia dhuruan Interit një epërsi komode në udhëtim, ndërsa tani do të kërkojnë ta ruajnë këtë rezultat, në mënyrë që ta shpëtojnë sezonin e tyre, pas një kohe shumë të keqe që po kalon skuadra në Serie A.

Simone Inzaghi do ta fillojë ndeshjen pa dyshen mbrojtëse, Milan Skriniar dhe Stefan De Vrij, të lënduar, ndërsa në sulm Edin Dzeko do të jetë nga fillimi e Lukaku në bankën rezervë.

Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro.

Në anën tjetër Roger Schmidt do ta bëjë vetëm një ndryshim nga ndeshja e kaluar me Otamendin në qendër të mbrojtjes në vend të Morato që luajti nga minuta e parë një javë më parë, me argjentinasin që ishte i pezulluar për shkak të numrit të kartonëve.

Benfica (4-2-3-1): Vlachodimos; Gilberto, Antonio Silva, Otamendi, Grimaldo; Florentino, Chiquinho; Joao Mario, Rafa Silva, Aursnes; Gonçalo Ramos.

Lajme të ngjashme