Forma fantastike te Lille: Rritet vlera e kartonit të Edon Zhegrovës
Vlera e kartonit të sulmuesit Edon Zhegrova është rritur për 2 milionë euro.
Anësori këmbëshpejtë është duke vazhduar të shkëlqejë te skuadra franceze, ku tani e ka fituar vendin në formacionin titullar.
Si pasojë e kësaj, vlera e kartonit të Zhegrovës shkon në 10 milionë euro, që është 2 milionë euro më shumë.
Në bazë të të dhënave në “Trasfermarkt”, Zhegrova tani është në top 3 lojtarët me të vlefshëm te Kosova prapa kapitenit Amir Rrahmani dhe sulmuesit Vedat Muriqi.
24-vjeçari në Ligue 1 këtë sezon ka zhvilluar 15 paraqitje duke kontribuar me një gol dhe katër asistime, derisa ka realizuar një gola dhe dhuruar një tjetër asistim në Ligën e Konferencës.
Përndryshe, ekziston mundësia që Zhegrova të largohet në afatin kalimtar të verës me Serie A si destinacion i mundshëm, pasi vazhdon të vëzhgohet nga skuadra e Napolit.
Zhegrova është duke shkëlqyer në kampionatin francez, e këtë e dëshmoi ndaj PSG-së - ku edhe pse dështoi të shënonte ishte lojtari më i mirë në fushë.