Fonseca nuk e fillon mirë te Milani, Kuqezinjtë barazojnë me Torinon në San Siro
Milani ka dështuar të fitojë në ndeshjen hapëse të saj për sezonin e ri në Serie A, duke barazuar 2:2 me Torinon, me epokën e Paulo Fonsecas që fillon me një pikë në elitën e futbollit italian.
Kuqezinjtë nuk bindën aspak, ndonëse luajtën pranë tifozëve të saj në San Siro.
Golin e parë në takim e shënoi Torino, kur Malick Thiaw e çoi topin gabimisht në rrjetë, për rezultatin 1:0 në minutën e 30-të.
Malick Thiaw auto goal!
— PushGoals (@PushGoals) August 17, 2024
Milan 0-1 Torinopic.twitter.com/f60LcctKwT
Me epërsinë minimale torinezët shkuan në pushimin prej 15 minutave.
Mysafirët arritën të shënonin edhe golin e dytë, kur Duvan Zapata shënoi me kokë në minutën e 68-të.
Duván Zapata give the double lead!
— PushGoals (@PushGoals) August 17, 2024
Lazara great cross!pic.twitter.com/gEaS3DG98L
Kuqezinjtë nuk u dorëzuan, me debutuesin Alvaro Morata, që shënoi në minutën e fundit për të ngushtuar rezultatin në 2:1.
Alvaro morata makes it 1-2!pic.twitter.com/znwvK9L9kr
— PushGoals (@PushGoals) August 17, 2024
Shpëtimtari i Milanit ishte Noah Okafor, i cili me gol të bukur në minutat shtesë barazoi në 2:2, për të mos lejuar që skuadra e tij të mposhtej në shtëpi.
🇮🇹 Goal: Okafor | Milan 2-2 Torino pic.twitter.com/zVmXE7lOC9
— PushGoals (@PushGoals) August 17, 2024
Epoka e Paulo Fonsecas me Milanin nis me barazim, ndërsa kujtojmë se me po të njëjtin rezultat në Serie A e nisi edhe kampioni në fuqi, Inter.