Fondi Investcorp nga Bahrejni interesohet seriozisht për blerjen e Interit
Fondi Bahrejn Investcorp raportohet se janë shumë serioz në blerjen e Interit nga grupi Suning dhe janë duke punuar për krijimin e një konsorciumi, si në rastin e Chelseat që u ble përfundimisht nga Todd Boehly i mbështetur nga një pjesë tjetër biznesmenësh.
Zikaltrit janë duke vuajtur nga shqetësimet financiare vitet e fundit, që rrjedhin nga pandemia COVID dhe efektet e saj në bizneset e pronarëve Suning. Goditja e fundit ndaj investimeve të huaja në Kinë nuk i ndihmoi gjërat dhe klubi ka qenë në një pozicion delikat, duke pasur burime të kufizuara në tregun e transferimeve.
Presidenti Steven Zhang dhe Suning nuk është se duken të gatshëm për ta shitur Interin, por kredia e tyre u huazuar nga Oaktree është një problem që ende duhet të zgjidhet dhe që ka afatet kohore të përcaktuara.

Siç detajohet nga Il Sole 24 Ore, Investcorp duan të marrin në dorë Interin dhe kanë filluar të gjejnë investitorë për të ndihmuar në formimin e një konsorciumi të aftë për të marrë përsipër klubin nga Suning.
Fondi i Bahrejnit dëshiron të mbledhë midis 545 dhe 654 milionë euro përpara se të ndërmarrin hapat e tyre të ardhshëm, raporton Economy Middle East. Ata ishin të interesuar më parë të merrnin Milanin përpara se RedBird ta blinte klubin nga Elliott Management.
Economy Middle East thotë: “Interesi i Investcorp për të blerë Interin është gjithashtu një reflektim i interesit në rritje për klubet e futbollit si mundësi fitimprurëse investimi, veçanërisht midis individëve të pasur dhe kompanive të investimeve në Lindjen e Mesme dhe Azi”.
#Inter, #Investcorp fa sul serio: ecco l'offerta monstre in arrivo dal Bahrain https://t.co/4t3fzba8P9
— calciomercato.com (@cmdotcom) April 10, 2023
