Zhang takohet me pronarin e Sacramento Kings për të diskutuar shitjen e Interit - NACIONALE

Zhang takohet me pronarin e Sacramento Kings për të diskutuar shitjen e Interit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Interit, Steven Zhang, raportohet se ka udhëtuar për në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’u takuar me pronarin e skuadrës së NBA-së Sacramento Kings, Vivek Ranadive, për të diskutuar shitjen e zikaltërve.

Këtë javë, dolën raportime se drejtuesit e Interit u takuan me përfaqësuesit e Goldman Sachs për të diskutuar shitjen e klubit. Bankës së investimeve me sa duket i është dhënë një mandat për të ndihmuar në gjetjen e një blerësi të ri për Interin, diçka që me sa duket duhet të përfundojë përpara se të fillojë afati i fundit për kredisë prej 275 milion € të marrë nga fondi amerikan i investimeve Oaktree.

Siç theksohet nga Calciomercato.com, Zhang fluturoi në Kaliforni këtë javë për t'u takuar me biznesmenin indiano-amerikan Ranadivé, i cili është pronar i ekipit NBA Sacramento Kings. Ranadivé ishte lidhur tashmë me marrjen e Milanit nga Gerry Cardinale, duke nënvizuar dëshirën e tij për të hyrë në botën e futbollit italian.

Maloofs complete sale of Kings to Vivek Ranadive group at record valuation - Sports Illustrated

Shqetësimet financiare të pronarëve të Interit, Suning, nuk janë asgjë e re, por gjërat kanë filluar të nxehen pasi atyre u kanë mbetur vetëm 20 muaj për të paguar 275 milionë euro në Oaktree, një kredi e dhënë me një normë interesi 12%. Afati i fundit për këtë është në maj të vitit 2024.

Sunning gjithashtu duhet të paguajë obligacione me vlerë mbi 400 milionë euro, të cilat kanë një normë interesi prej 6.75%.

Në sfond është edhe kërkimi i sponsorëve: një ultimatum i dhënë për Digitalbits deri në janar, i cili vazhdon të mos paguajë. Partnerët për mëngët e fanellës janë rrugës së marrëveshjes.

Që kur familja Moratti në krye me Massimon e lanë Interin, skuadra zikaltër u përball me shumë probleme, ndonëse edhe me faj të këtij të fundit që ndoqi politika financiare të gabuara e që në fund u detyrua ta shiste.

Pas familjes Moratti, në krye të Interit erdhi indoneziani, Erick Thohir me grupin e tij, që edhe ai nuk arriti ta largonte klubin nga kriza madje duke e zhytur edhe më keq, ndërsa Interi vazhdonte të mos kualifikohej për në Ligën e Kampionëve.

Në vitin 2018 erdhi një fije shprese për Interin kur Suning mori në pronësi Interin, dhe gjithçka filloi të rregullohej, duke e bërë Interin sërish një nga skuadrat më të mira në Itali, fillimisht me renditjen në zonën kualifikuese për Ligën e Kampionëve e pastaj duke u shpallur kampion të Italisë në sezonin 2020/21.

Fulmine a ciel sereno: "Proprietario di una squadra NBA interessato all'Inter"

Por, tani duket se as Suning nuk po arrin t’ia dal, me borxhet e mbledhura nga kreditë e vazhdueshme.

Lajme të ngjashme