Foda pas ndeshjes: Mund të përmirësohemi, s’më pëlqeu që e humbëm topin - NACIONALE

Foda pas ndeshjes: Mund të përmirësohemi, s’më pëlqeu që e humbëm topin

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda është ndarë i kënaqur me 60 minutat e parë të lojës, por thotë se nuk i pëlqeu humbja e topit nga lojtarët.

Pavarësisht paraqitjes pozitive, Hungaria triumfoi me rezultat 2:0 ndaj Kosovës.

Pas ndeshjes, Foda ka folur për “Supersport” duke deklaruar se është dnarë i kënaqur me lojtarët, por ka vend për përmirësime.

“Deri në minutën e 60’ isha shumë i kënaqur. Në pjesën e parë kishim mundësitë më të mira për shënim. Por, në pjesën e dytë pranuam gol që nuk bën të pësohet në këto nivele.

Pas pësimit të një goli të tillë kishte edhe 30 minuta, dhe mund të barazonim. Më pas pësuam edhe të dytin dhe ndeshja mbaroi.

Lojtarët patën mundësinë të tregonin veten. Jam i kënaqur me secilin lojtar, edhe me ata që erdhën nga pankina. Kemi mundësi të përmirësohemi.

Skuadra u mundua t’i zbatonte urdhrat dhe ato që u kërkova unë. Bëmë presing, fituam shumë topa dhe krijuam raste. Ndonjëherë kemi humbje të lehta të topit, si te goli i parë. Nuk duhet të ndodhë një gjë e tillë.

Performancën që bëmë për 60 minuta, duhet të mësohemi ta bëjmë për 90 minuta, por nuk jemi ende në atë nivel. Kjo është shumë e rëndësishme, duhet të përmirësohemi në këtë drejtim.

Për të arritur kualifikimet në Botëror apo Europian, ne duhet të performojmë për 90 minuta. 60 minuta nuk mjaftojnë.

Lojtarët e ardhur nga stoli? Gjithmonë shpresa është që të përmirësohet loja me zëvendësimet që bëjmë. Humbëm topa, atë priste Hungaria, nuk bën të ndodhë më një gjë e tillë”, nënvizoi tekniku gjerman.

Kosova ndeshjen e radhës e zhvillon në muajin qershor kundër Norvegjisë.

Lajme të ngjashme