Foda flet para ndeshjes me Sllovakinë: Nuk është lehtë, por do të bëjmë gjithçka për fitore
Trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur konferencën për media para ndeshjes me Sllovakinë.
Ai ka thënë se synojnë fitore.
“Jemi të vetëdijshëm se s’do të jetë e lehtë, Sllovakia e ka një ekip të fuqishëm, luan me kundërsulme të rrezikshme. Ne kemi treguar se edhe si mysafirë dimë të luajmë dhe të fitojmë atje. I kemi tri ditë për t’u përgatitur intensivisht, sigurisht se duam të luajmë në finale. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur dhe në dorën tonë për të fituar në Sllovaki”, tha Foda.
“Lojtarët janë në topformë. Do të punojmë në aspektin taktik pasi fizikisht janë mirë. Do t’ju tregojmë se si duhet të luajnë ndaj Sllovakisë, se çfarë zgjidhjesh kemi kundër një ekipi si Sllovakia, se si duhet të veprojmë në fushë”, shtoi Foda.