Foda e Muriqi shpresojnë për fitore në Slloveni, Kosova para ndeshjes jetike - NACIONALE

Foda e Muriqi shpresojnë për fitore në Slloveni, Kosova para ndeshjes jetike

4 javë më parë

nga NACIONALE

Franco Foda e Vedat Muriqi kanë folur para ndeshjes së nesërme jetike me Slloveninë.

Foda ka thënë se presin fitore.

“Detajet do të vendosin nesër. Në ndeshjen e parë kemi luajtur mire të dy skuadrat, por edhe kujdesshëm. Edhe nesër pres të jetë”, tha ai fillimisht.

“Amiri është pak i ngarkuar, por ka zhvilluar tri ndeshje të plota. Ai ka ndikim të madh te Kosova, shpresojmë të jetë nesër njëjtë”, shtoi ai.

“Jo vetëm individët, te Sllovenia janë të mirë edhe si grup. Edhe pse mungon Sesko, ka shumë lojtarë të mirë, që mund të na bëjnë problem”, tha Foda.

Sulmuesi i kombëtares dardane, Vedat Muriqi është paraqitur në konferencë për media, para ndeshjes së madhe me Slloveninë.

Ai është shprehur optimist për fitore, teksa ka pasur edhe një kundërpërgjigje për trajnerin e Sllovenisë, i cili kishte thënë se edhe pa Benjamin Seskon do të fitojnë ndaj Kosovës.

“Tabela tregon që Kosova ka bërë më mirë se Sllovenia, nuk e di ku e ka marrë atë vetëbesim. Edhe ne jemi ambicioz. Ne kemi katër pikë më shumë se Sllovenia momentalisht. Shpresojmë për fitore deri në momentet e fundit. Siç shpresojnë e gjithë Kosova për mua, edhe unë shpresoj që të shënoj gol ndaj Sllovenisë”, ka thënë Muriqi.

Lajme të ngjashme