Florian Loshaj fantastik, shënon edhe ndaj Kasimpasas
Sulmuesi kosovar Florian Loshaj është duke vazhduar me formën e shkëlqyeshme në kampionatin turk ndaj Kasimpasas.
Kosovari realizoi me kokë për t’i dhënë epërsinë vendasve pas një harkimi të bukur të Laurentinos.
Loshaj u gjend në vendin e duhur duke kërcyer më lartë se mbrojtësi kundërshtar dhe me një goditje precize me kokë e mposhti portierin (25’).
Për më shumë shikoni golin:
Ndërkohë, duke marrë parasysh formën Loshaj më shumë gjasë do të ftohet nga Franco Foda për miqësoret e muajit mars.