Florentino Perez dhe Carlo Ancelotti flasin pas trofeut të Superkupës Evropiane
Presidenti Florentino Perez dhe trajneri Carlo Ancelotti janë shprehur të lumtur me trofeun e Superkupës Evropiane.
“Los Blancos” mposhten Eintracht Frankfurtin në Superkupën Evropiane, derisa është trofeu i pestë në histori të klubit.
Golat e David Alaba dhe Karim Benzema ishin të mjaftueshëm për skuadrën e Carlo Ancelottit që të sigurojnë trofeun e parë për edicionin 2022/23.
Pas trofeut, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka deklaruar se nuk shqetësohet për alternativën e Karim Benzema dhe nënvizoi se s’duan transferime tjera.
"Kemi shumë sulmues edhe nëse Karim Benzema është i lënduar, nuk më shqetëson mua. Nuk jemi duke menduar transferime të tjera".
Ai foli edhe për thyerjen e rekordit të mundshëm të Santiago Bernabeut, që mbetet presidenti me më së shumti trofe te madrilenët.
"Santiago Bernabeu është krijuesi i Real Madridit. Kam provuar të bëjë çfarë bëri ai. Kur do që fitojmë, është e veçantë".
Ndërsa, trajneri Carlo Ancelotti fillimisht foli për sulmuesin Karim Benzema, për të cilin theksoi se e meriton Topin e Artë.
"Benzema është shumë i rëndësishëm për ne, lideri ynë. Nëse jemi këtu është shumica shkaku i tij, ai shënoi gola shumë të rëndësishëm. Nuk ka dyshime se kush duhet ta fitojë Topin e Artë, duhet të jetë Karim".
Tekniku italian shtoi se ndeshja ndaj Frankfurtit ishte e vështirë, por që pas golit të parë gjërat u përmirësuan.
"Nuk ishte ndeshje e lehtë, sidomos nga fillimi. Ishte shumë vështirë të kemi qetësinë, por pas golit gjithçka shkoi mirë. Fillimi i sezonit gjithmonë është i vështirë".
Në fund i pyetur për ndeshjen hapëse të La Liga-s si mysafir i Almerise, Ancelotti konfirmoi se do të ketë disa ndryshime.
"Do ta ndryshoj pak skuadrën ndaj Almerisë".
Kështu, Real Madrid e nis edicionin e ri të La Liga-s ditën e diele, me fillim nga ora 22:00.
