Flick zbulon qëndrimin e Ansu Fatit për të ardhmen - NACIONALE

Flick zbulon qëndrimin e Ansu Fatit për të ardhmen

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës Hansi Flick thotë se sulmuesi Ansu Fati dëshiron të mbetet në klub, por refuzoi të garantojë minutazhë për 22-vjeçarin.

Fati ka zhvilluar vetëm 186 minuta në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa Barcelona preferonte ta shiste meqenëse e paguajnë 200 mijë funte për javë.

Man United, Tottenham dhe Fenerbahce kanë shprehur interesim për spanjollin, megjithatë lojtari preferon të tregojë vetën në “Camp Nou”.

“Nuk kam informata të reja për Ansu Fatin. Ai dëshiron të qëndrojë, kjo është në rregull. Mirëpo, të tjerët merituan të luajnë ndaj Valencias. Ai është shumë më i mirë në stërvitje, është përmirësuar dhe do ta ndihmojmë”, deklaroi së fundmi Flick.

Qëndrimi i Fatit gjithashtu i prishë planet e Barcelonës, që po synonin ta zëvendësonin “pasuesin e Leo Messit” me yllin e Man Unitedit Marcus Rashford.

Ndërkohë, edhe përfaqësuesit e Fatit thuhet se i kanë kërkuar lojtarit të pranojë t’i bashkohet ndonjë skuadre tjetër për pjesën e mbetur të sezonit, por ai duket se është i bindur për ta treguar vetën nën urdhrat e Flick.

Jose Mourinho në anën tjetër është duke vazhduar të tentojë ta bind lojtarin të pranojë kalimin te skuadra turke për pjesën e mbetur të sezonit, e mbetet të shihet nëse do të arrijë t'ia ndryshojë mendjen.

Lajme të ngjashme