Flaka Loxha stoliset me të argjendtën në Bullgari - NACIONALE

Flaka Loxha stoliset me të argjendtën në Bullgari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhudistja kosovare Flaka Loxha ka siguruar medaljen e argjendtë në "European Open Sofia", që u mbajt në Bullgari.

Loxha ishte e jashtëzakonshme në këtë turne, por në finale pësoi humbje nga xhudistja bullgare Ivelina Ilieva në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Rrugëtimi i Loxhës deri në finale

Loxha në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Ippon belgen, Eveline Delbaen.

Në çerekfinale mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesen nga Bosnja dhe Hercegovina, Andjela Samardzic.

Këtë rrugëtim të shkëlqyer e vazhdoi edhe në gjysmëfinale ku mposhti me dy Wazaari për Ippon, spanjollen Adriana Rodriguez Salvador.

Sidoqoftë, fati nuk ishte në anën e saj në finale ku Ilieva fitoi një pikë në fillim dhe pastaj e fitoi me ippon.

Ndërkohë, deri në fund për të bronztën luftoi edhe xhudisti Dardan Cena, mirëpo në fund pësoi humbje nga xhudisti prej Bosnja Hercegovinës, Lucian Dumitrescu.

Lajme të ngjashme