Flaka Loxha e fiton medaljen e parë të madhe, reagon Kuka: Suksesi më i madh në karrierën e saj - NACIONALE

Flaka Loxha e fiton medaljen e parë të madhe, reagon Kuka: Suksesi më i madh në karrierën e saj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Driton Kuka është shprehur i gëzuar me Flaka Loxhën, e cila u stolis me medaljen e bronztë.

Kuka përgëzoi xhudisten për medaljen e parë në nivel të kupave botërore, si dhe që arriti ta mposht xhudisten japoneze qysh në xhiron e parë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Më në fund …

Flaka Loxha arrin suksesin më të madh në karrieren e saj!

Grand Prix - medalja e saj e parë në këtë nivel të Kupave Botërore!

Për ma tepër medalja e saj e parë erdhi përmes fitores edhe kundër xhudistes Japoneze qysh në xhiron e parë!

Tosi në krye të detyrës”, shkroi ai.

Lajme të ngjashme