Flaka Loxha e fiton medaljen e parë të Kupave Botërore
Xhudistja Flaka Loxha ka bërë hapin e madh në karrierë, duke ia bërë sefte për medalje në garat e Kupave Botërore, më saktësisht në Zagreb.
Loxha u stolis me të bronztën deri në 57 kilogramë, duke mposhtur në finale vendasen, pra koaten Tihea Topolovec.
Edhe pse Topolovec kaloi herët në epërsi përmes një “Wazzari”, Loxha nuk hyri në presion, ku realizoi një përmbysje fantastike përmes një Ippon-i maestral.
Kësisoj, pas një pune të madhe që sa vite, Loxha e fiton medaljen e parë elitare, ndërsa tani do të synojë suksese edhe më shumë në karrierë.