Fitorja e parë historike e Bolognës në Ligë të Kampionëve, Dortmundi e shkarkon Nuri Sahinin
Borussia Dortmund e ka shkarkuar trajnerin e skuadrës, Nuri Sahin, pas humbjes 2:1 ndaj Bolognës në Ligë të Kampionëve mbrëmë.
Bologna mori fitoren e parë në histori të klubit në garën më të fortë për klube, ndërsa për Dortmund kjo është humbja e katërt radhazi në të gjitha garat.
Humbja ndaj Bolognës të martën ishte humbja e tyre e tretë në këtë sezon në Ligën e Kampionëve, që do të thotë se nënkampionët e sezonit të kaluar kanë nevojë për një fitore kundër Shakhtar Donetsk në ndeshjen e tyre të fundit në fazën e ligës për të pasur mundësinë për të arritur automatikisht në eliminim direkt.
Një seri prej tre humbjesh në fillimin e vitit 2025 i ka vendosur ata në vendin e 10-të në Bundesligë, shtatë pikë jashtë top katërshes dhe për këtë arsye duke rrezikuar shanset e tyre për të luajtur në Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm.
“Ne e vlerësojmë shumë Nuri Shahinin dhe punën e tij, shpresonim për një bashkëpunim afatgjatë dhe deri në fund kishim shpresuar që së bashku të arrinim një kthesë sportive”, tha drejtori sportiv i Dortmundit, Lars Ricken.
“Ky vendim më lëndon mua personalisht, por ishte i pashmangshëm pas ndeshjes në Bologna”.
Sahin, 36 vjeç, i cili kishte dy qëndrime në klub si lojtar, tha: “Për fat të keq, ne nuk kemi arritur të përmbushim ambiciet sportive të Borussia Dortmund këtë sezon. I uroj këtij klubi të veçantë gjithë të mirat”.
Sahin u emërua trajner i Dortmundit në qershor 2024 si zëvendësues i Edin Terzic, i cili u largua nga klubi pas humbjes së tyre në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.