Fitore historike: Kosova trondit Suedinë edhe në Stokholm - NACIONALE

Fitore historike: Kosova trondit Suedinë edhe në Stokholm

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kosova ka arritur një fitore të madhe historike, duke mposhtur Suedinë 1–0 në Stokholm dhe duke e lënë skuadrën nordike ende pa fitore në kualifikimet për Kupën e Botës.

Në një ndeshje ku pritej dominim i suedezëve, “Dardanët” paten një peformancë të jashtëzakonshme.

Suedia nisi më mirë dhe pati disa raste të pastra, përfshirë një goditje me kokë të Alexander Isak, por Muriç reagoi me klas. Me kalimin e minutave, presioni i vendasve u kthye në pasiguri, ndërsa Kosova nisi të besonte.

Vendimtari i ndeshjes doli të ishte Fisnik Asllani, i cili në minutën e 36-të përfitoi nga një gabim në mbrojtjen suedeze dhe shënoi nga afër për 0–1. Para pushimit, Vedat Muriqi pati rastin për të dyfishuar, ndërsa Leon Avdullahu goditi shtyllën pas një aksioni të shpejtë.

Në pjesën e dytë, trajneri suedez reagoi me tre zëvendësime, duke futur në lojë Anthony Elanga dhe Roony Bardghji, por as kjo nuk mjaftoi. Elanga krijoi disa raste të rrezikshme, ndërsa Isak dhe Gyökeres u ndalën sërish nga Muriç, që zhvilloi një nga paraqitjet më të mira të tij me fanellën e Kosovës.

Me këtë triumf, Kosova shënon fitoren e parë ndonjëherë në tokën suedeze dhe të dytën radhazi ndaj këtij kundërshtari, duke e mbajtur të gjallë ëndrrën për Botëror.

Lajme të ngjashme