“Fitoni kundër Juventusit dhe jua sjelli një autobus me bush*ra”: Berlusconit i kërkohet që ta përmbushë premtimin - NACIONALE

“Fitoni kundër Juventusit dhe jua sjelli një autobus me bush*ra”: Berlusconit i kërkohet që ta përmbushë premtimin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë festës së fundvitit për Kërshëndellat, presidenti i Monzas, Silvio Berlusconi, u premtonte lojtarëve të skuadrës që do ua sillte një autobus me bush*ra poqë fitonin kundër Milanit apo Juventusit. Një fitore e tillë erdhi sot 2:0 kundër Juventusit në udhëtim. Tifozët nuk kanë harruar premtimin e tij.

Silvio Berlusconi njihet për prononcimet e tij kontroverse. Batutat seksiste dhe që kanë si shënjestër përdorimin e grave për të bërë premtime të ndryshme – e kanë karakterizuar atë kaherë.

Para festës së 25 dhjetorit 2022, gjegjësisht asaj të Kërshëndellave, ai merrte pjesë në një mbrëmje kremte së bashku me stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe lojtarët e Monzas.

Kur u drejtua lojtarëve për një fjalë rasti, ai me shaka përdori një batutë që u komentua për disa ditë në Itali, ku u thoshte lojtarëve që kishte diçka për ta nëse do ta përmbushnin një qëllim.

“Kam vendosur ta ofroj një motiv shtesë, pra iu thashë djemve ju do të luani me Milanin, Juventusin, etj., prandaj nëse e mposhtni njërën prej ekipeve të mëdha, do t’ju përshëndes në dhomën e zhveshjes me një autobus plot me bush*tra”, tha ai.

Sot, në “Allianz Stadium”, Monza doli me pikë të plota, duke mposhtur 2:0 Juventusin. Monza për të dytë herë radhazi në këtë kampionat arriti ta mposhtë “Zonjën e Vjetër”.

Më shumë sesa vetë fitorja, në kujtesën e të gjithëve u shpërfaqën ato fjalë që kishte thënë Berlusconi para disa javësh.

Vetë ai u prononcua shkurtimisht në fund të takimit, kur pranoi me një gjysmë batute se është shndërruar në subjekt të një presioni të madh që po i bëhet: “Pas ndeshjes kundër Juventusit pranova qindra telefonata. Po më kërkojnë që ta mbajë premtimin.”

Në pesë ndeshjet e fundit skuadra lombardeze ka arritur të arkëtojë pikë, falë dy fitoreve dhe të barazimeve që ka regjistruar.

Skuadra është në rrugën e duhur për ta arritur qëllimin parësor, gjegjësisht atë të mbijetesës. Për momentin zë pozitën e 11-të tabelore me 25 pikë të arkëtuara.

Prej që është emëruar trajneri Palladino në krye të stafit teknik, ekipi është këndellur dhe ka fituar një mori pikësh, duke dalur kështu nga zona e errët, pasi në fillim kampionatin e nisi mjaft dobët.

Lajme të ngjashme