Fiton Haxhi Krasniqi, gjyqtari e diskualifikon Mohammedin - NACIONALE

Fiton Haxhi Krasniqi, gjyqtari e diskualifikon Mohammedin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Boksieri shqiptar Haxhi Krasniqi ka shënuar fitore ndaj boksierit Nadjib Mohammedi.

Meço doli të jetë tejet e barabartë nga raundi i parë deri në fund, me dy boksierët që jepnin më të mirën.

Sidoqoftë, Mohammedi e goditi pas koke Krasniqin dhe si pasojë gjyqtari e diskualifikoi ngase edhe më parë i kishte dhënë një vërejte.

Deri në ato runde, të gjithë mendonin se Mohammedi u tregua më të mirë por pikët e gjyqtarëve sipas gazetarit Kron Sadiku ishin në të mirë të Krasniqit.

Në organizimin e zhvilluar në Prishtinë, më saktësisht në “Fadil Vokrri” të gjithë shqiptarët dolën të jenë fitues.

Dielli Vranoci, Valon Ahmeti, Kushtrim Tahirukaj, Bernardin Jakaj, Isuf Kelmendi, James Kraft dhe Armend Xhoxhaj arritën fitore jo shumë të vështira kundër kundërshtarëve.

Lajme të ngjashme