Fitojnë Atletico Madrid e Lille
Atletico Madrid ka triumfuar bindshëm ndaj Slovan Bratislava, derisa Lille pa Edon Zhegrovën me mund mposhti Sturm Graz.
“Los Rijoblancos” fituan me rezultat 3:1, sfidë që dominuan nga fillimi.
Julian Alvarez realizoi pas vetëm 10 minutave lojë pas asistimit të Linos për ta zhbllokuar rezultatin.
Ndërsa, ishte Antoine Griezmann që dyfishoi epërsinë pas një bashkëpunimi fantastik me Marcos Llorente (42’).
Bratislava e ngushtoi epërsinë në pjesën e dytë, me Strelec që ishte i saktë nga pika e bardhë (51’).
Mirëpo, vetëm gjashtë minuta më vonë në skenë doli sërish Griezmann, i cili vulosi fitoren (57’).
Atletico me këtë fitore shkon në kuotën e 12 pikëve ndërsa Bratislava eliminohet nga Liga e Kampionëve pa pikë.
Në anën tjetër, Lille pa Edon Zhegrovën regjistroi fitore shumë të rëndësishme ndaj Sturm Graz me rezultat 3:2.
Sahroui realizoi një gol të bukur pas asistimit të Alexsandros për ta kaluar Lillen në epërsi (37’).
Kurse, ishte Bakker që dyfishoi epërsinë duke u gjendur në vendin e duhur pas një topi të kthyer (45+2’).
Megjithatë, në fundin e pjesës së parë mysafirët e ngushtuan epërsinë përmes Kiteishvili (45+4’).
Sturm pastaj befasoi të gjithë duke e barazuar rezultatin falë Biereth që u asistua nga Boving (47’).
Megjithatë, fitoren e Lilles e vulosi në fund Haraldsson që u asistua nga Jonathan David (81’).
Lille renditet në pozitën e gjashtë në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve me 13 pikë ndërsa Sturm Graz zë pozitën e 29-të me tre sosh.