Fisnik Asllani – Futbollisti më i ri i Kosovës
Sulmuesi i Hoffenheim, i huazuar te Austria Vien Fisnik Asllani është futbollisti më i ri i kombëtares së Kosovës.
Qendërsulmuesi që ka përfaqësuar grupmoshat e Gjermanisë ka vendosur që tani e tutje ta përfaqësojë Kosovën.
Në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve, kryetari Agim Ademi njoftoi se Asllani është futbollisti më i ri që i bashkohet Kosovës, duke e vlerësuar si befasia e mbrëmjes.
Ndërkohë, vetë lojtari deklaroi se është i lumtur që do ta përfaqësojë Kosovën.
“Jam shumë i lumtur që m’ka ardhur mundësia me luajtur për Kosovën. Fillimisht faleminderit familjes që kanë qenë pranë meje, e pastaj dhe të gjithë Federatës”, deklaroi Asllani.