Fishkëllimi i himnit të Rumanisë, Lucescu: Është edhe faji ynë, i provokuam në ndeshjet e kaluara
Trajneri Rumanisë, Mircea Lucescu, i ka arsyetuar tifozët e Kosovës, të cilët mbrëmë e kanë fishkëlluar himnin e Rumanisë.
Pas ndeshjes, ai e ka pranuar se për këtë faj kanë edhe tifozët e Rumanisë, që kanë bërë gjestin e njëjtë në ndeshjet e kaluara.
“Duhet të kuptojmë se është edhe faji ynë, që i provokuam në ndeshjet e kaluara. Do të doja që njerëzit tanë t’i qasen ndryshe futbollit dhe fenomenit, me një sjellje tjetër, me respekt për njerëzit që janë në terren, me respekt për të gjithë vendin”, ka thënë Lucescu.
Ai e ka pranuar se nuk e ka pritur që do ta mposhte aq lehtë Kosovës.
Sipas tij, lojtarët rumunë kanë dhënë gjithçka në fushë.
“Është thjesht një fitore. Nuk e mendoja se do të fitonim 3-0. U kërkova lojtarëve vetëm një gjë para ndeshjes: kur të përfundojë ndeshja dhe ata të largohen nga fusha, të binden se dhanë gjithçka për të fituar, kjo është e gjitha”, është shprehur ai, raporton “Telegraf”.