Finalja e NBA-së: Denver Nuggest e fiton ndeshjen e parë kundër Miami Heat - NACIONALE

Finalja e NBA-së: Denver Nuggest e fiton ndeshjen e parë kundër Miami Heat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Denver Nuggets e ka mposhtur me lehtësi 104-93 një skuadër zhgënjyese të Miami Heat në ndeshjen e parë finale të NBA 2023.

Nikola Jokic ishte lojtari më i veçuar duke arritur triple-double, dyshifrorë në pikë, asiste dhe rebounds.

Denver nga fillimi u duk i pamposhtur përballë tifozëve vendas në ndeshen e vet të parë finale në 47 vitet e fundit.

Tani Denver udhëheq 1:0 kundër Heat në serinë me shtatë ndeshje maksimum.

Jokic doli në skenë duke i shënuar 27 pikë, 14 asiste dhe 10 rebounds, duke e lënë Miamin pa zgjidhje.

“Tani më e rëndësishmja është ta fitosh lojën dhe unë po përpiqem ta fitoj lojën në çdo mënyrë të mundshme”, tha 28-vjeçari nga Serbia.

Jokici u ndihmua nga Jamal Murray që i shënoi 26 pikë, derisa Aaron Gordon i shtoi 16 sosh dhe Michael Porter Jr 14.

Lajme të ngjashme