Fillon ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Paris 2024 - NACIONALE

Fillon ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Paris 2024

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në kryeqytetin e Francës, në Paris, ka filluar ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike 2024.

Këto Lojëra Olimpike janë shumë më të veçanta se zakonisht, pasi për herë të parë ceremonia hapëse nuk po ndodhë brenda një stadiumi, por përgjatë lumët të Senës.

E veçanta e këtij lumi është gjatësia prej 777 kilometrave dhe aty do të parakalojnë sportistët e të gjitha shteteve, ku Kosova e përfaqësuar me nëntë garues do të jetë e 99-ta me rend gjatë parakalimit.

Greqia ishte e para që parakaloi gjatë lumit të Senës, duke ditur që ky shtet njihet si vendi i origjinës së Lojërave Olimpike.

Kujtojmë se bartjen e flamurit për Kosovën do ta bëjnë Nora dhe Akil Gjakova, për herë të parë vëlla e motër gjatë Lojërave Olimpike që e bëjnë këtë gjë.

Në ceremoninë hapëse do të këndojnë Celine Dion, Lady Gaga dhe Aya Nakamura.

Celine Dion, këngëtare kanadeze, do ta bëjë daljen e parë publike që kur u diagonstikua me Stiff Persone Syndrome në dhjetor të vitit 2022. Për më teper ajo do të këndojë një këngë duet me Lady Gagan.

Në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 do të marrin pjesë mbi 10500 atletë nga mbi 200 shtete të ndryshme.

Lajme të ngjashme