FIFA hap rast disiplinor ndaj Serbisë, shkak pankarta me hartë të Kosovës - NACIONALE

FIFA hap rast disiplinor ndaj Serbisë, shkak pankarta me hartë të Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Federata serbe e futbollit u akuzua nga FIFA të shtunën për varjen e një pankarte politike për shtetin fqinj të pavarur të Kosovës në dhomat e zhveshjes para se të luante me Brazilin në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, siç njofton Associated Press.

Një flamur me hartë të Kosovës dhe ngjyrat e flamurit serb ishte shpërndarë në tribuna të stadiumit, jashtë saj si dhe në zhveshtore, me këtë të fundit siç duket se ishte mollë sherri që shtëpia e futbollit të niste një rast disiplinor.

Fotot qarkulluan më vonë, që ishin të vendosura mbi dollapët e Milos Veljkovic dhe Andrija Zivkovic në dhomat e zhveshjes, përpara humbjes 2-0 ndaj Brazilit të enjten në Katar.

Federata e Futbollit të Kosovës u ankua zyrtarisht në FIFA e gjithashtu edhe ministri, Hajrulla Çeku, e përshkroi imazhin si "mesazhe urrejtjeje, ksenofobike dhe gjenocidale".

FIFA citoi një pjesë të kodit të saj disiplinor që mbulon sjelljen e pahijshme, duke përfshirë "gjestet, shenjat ose gjuhën fyese" dhe "përdorimin e një ngjarjeje sportive për demonstrime të një natyre josportive".

FIFA ende nuk ka dhënë ndonjë afat kohor për marrjen e një vendimi, dhe me gjasë nuk do të vijë para ndeshjes që Serbia luan të hënën ndaj Kamerunit.

Që nga pranimi i Kosovës në FIFA dhe UEFA në vitin 2016, këto dy shtëpi të futbollit u përkujdesen që Kombëtarja e Kosovës nuk do mund të takohej në një ndeshje me Serbinë apo Bosnje Hercegovinën me karakter ndërkombëtar, duke përfshirë edhe ndeshjet e skuadrave nga këto shtete.

Federata serbe e Futbollit ende nuk ka reaguar për këtë rast skandaloz, duke e mbajtur të heshtur qëndrimin e tyre.

Lajme të ngjashme