FIFA Best Awards 2024: Rodri e Vinicius kandidatët kryesorë për çmimin
FIFA Best Awards 2024 mund të jetë një tjetër garë mes Rodrit e Vinicius Junior, pasi dyshja është futur në listën e ngushtë për këtë çmim të enjtën.
Ndërkohë, Aitana Bonmati e Barcelonës kryeson listën e ngushtë të kandidatëve për çmimin te gratë.
Votat për lojtarët, trajnerët dhe portierët më të mirë do të peshohen në mënyrë të barabartë mes tifozëve, kapitenëve aktualë të kombëtares dhe përfaqësuesve të medias.
Një datë për shfaqjen e çmimeve nuk është bërë ende e ditur.
Vinicius dhe Real Madrid bojkotuan ceremoninë e Topit të Artë në Paris në tetor, pasi mësuan se mesfushori spanjoll i Manchester Cityt, Rodri, do të fitonte përpara brazilianit.
Rodri mund të shtojë çmimin e FIFA-s në sirtarin e tij pasi ndihmoi Cityn të fitonte titullin rekord të katërt radhazi në Premierligë, si ishte një nga meritorët kur Spanja e fitoi EURO 2024, ku u emërua lojtari më i mirë i turneut.
Ndërkohë, Vinicius është një nga rivalët e tij kryesorë për çmimin. Sulmuesi shënoi 24 gola dhe siguroi 11 asistime në të gjitha garat sezonin e kaluar për kampionët e La Ligas, Real Madrid, përfshirë golin e dytë të ekipit të tij në fitoren e tyre në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmund.
Ai është një nga gjashtë lojtarët e Real Madridit në garë për çmimin kryesor të FIFA-s, me Toni Kroos të pensionuar së fundmi dhe nënshkrimin e verës Kylian Mbappe gjithashtu në listën e ngushtë.
Në garë është edhe shoku i skuadrës së Rodrit në Manchester City, Erling Haaland. Aty gjendet edhe ylli i Inter Miamit, Lionel Messi, i cili fitoi çmimin vitin e kaluar.
Messi, 37 vjeç, ishte kapiten i Argjentinës në Kupë të Amerikës 2024 dhe i udhëhoqi ata drejt titullit.
Cristiano Ronaldo, i cili së fundmi ka kaluar 900 gola në karrierë, u la jashtë përzgjedhjes së FIFA-s.
Kapiteni i Portugalisë, i cili shënoi një rekord të 35 golave në Pro Ligën Saudite sezonin e kaluar për Al Nassr, është në listën e ngushtë për sulmuesin më të mirë.
Nga ana e grave, Bonmati është e pozicionuar mirë për të fituar çmimin e saj të FIFA-s për të dytën herë radhazi, pasi fitoi edhe një tjetër Top të Artë.
Në tetor, ajo mundi bashkëlojtaren e Barçës, Caroline Graham Hansen, e cila është gjithashtu e nominuar për çmimin FIFA.
Lista e të nominuarëve
Lojtari më i mirë për vitin 2024
Portieri më i mirë për vitin 2024
Mbrojtësi më i mirë për vitin 2024
Mesfushori më i mirë për vitin 2024
Sulmuesi më i mirë për vitin 2024