FFK licencon shtatë klube për Evropë - NACIONALE

FFK licencon shtatë klube për Evropë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

FC Prishtina më në fund e ka marrë licencën për garat evropiane, pranë Ballkanit, Dritës, Llapit, Malishevës dhe Gjilanit.

FFK ka njoftuar se ka licencuar shtatë klube për garat evropiane, përfshirë edhe klubin e femrave Mitrovica, ndërsa vetëm Dukagjini ka dështuar t’i plotësojë kriteret.

“Klubet e licencurara janë: FC Ballkani; FC Drita; FC Llapi; FC Malisheva; FC Prishtina; SC Gjilani dhe klubi i femrave Mitrovica. Kurse klubi i vetëm që nuk ka marrë licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2024/25 është: KF Dukagjini”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Sa i përket Dukagjinit, skuadra e Armend Dallkut nuk ka gjasa që këtë sezon të dalë në Evropë, pasi renditet në mesin e tabelës ndërsa është eliminuar në Kupën e Kosovës.

Ballkani, Drita dhe Llapi shihen si favoritët për të dalë përmes kampionatit, ndërsa Prishtina një avancim e sheh vetëm përballë Kupës – ku në finale do të takohet me “Xhebrailat”.

Përndryshe, Malisheva mbetet në garë për të dalë në Evropë mirëpo duhet të shpresojë që Ballkani ta fitojë Kupën e Kosovës.

Lajme të ngjashme