FFK-ja e çon në vend ‘Re Agimin’: Uniteti i klubeve nuk lejon denigrimin e futbollit - NACIONALE

FFK-ja e çon në vend ‘Re Agimin’: Uniteti i klubeve nuk lejon denigrimin e futbollit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Federata e Futbollit të Kosovës pas ‘Re Agimeve’ nga të gjitha klubet, ka dalur me një tjetër ‘Re Agim’.

Federata ka theksuar se uniteti nga klubet, dëshmon se individët nuk mund ta denigrojnë futbollin në Kosovë.

FFK-ja e ka akuzuar sërish Baton Haxhiun, duke e quajtur personazh që fshihet pas petkut të gazetarit.

Komunikata:

18 shtator, 2024 – Klubet dhe, në përgjithësi, komuniteti i futbollit në Kosovë kanë dëshmuar edhe njëherë se janë mburojë e fortë e Federatës së Futbollit të Kosovës. Ato nuk lejojnë që individë të paintegritet, të cilët nuk kanë lidhje me futbollin, të denigrojnë dhe shantazhojnë këtë sport, për të cilin është derdhur shumë djersë dhe janë bërë investime të mëdha për dekada me radhë.
Klubet, Lidhjet Rajonale, shoqatat e asociacionet e trajnerëve, të gjyqtarëve, të veteranëve, të futbollit të femrave, të futsallit, shkollat e futbollit dhe të gjithë dashamirët e futbollit kanë reaguar ashpër ndaj shpifjeve të fundit nga një personazh që fshihet pas petkut të gazetarit dhe opinionistit.
Federata e Futbollit të Kosovës shpreh mirënjohjen e saj ndaj të gjitha klubeve, futbollistëve, trajnerëve dhe dashamirëve të futbollit për mbështetje të vazhdueshme. Faleminderit që e mbroni dhe e vlerësoni futbollin, duke e forcuar imazhin e tij dhe duke mos lejuar nëpërkëmbjen e tij nga disa individë që nuk përfaqësojnë asgjë në këtë sport.
FFK do të vazhdojë të përfaqësojë me krenari vlerat e vërteta të futbollit dhe parimet e UEFA-s dhe FIFA-s. Ne do të krijojmë kushte të favorshme për të rinjtë e vendit tonë përmes investimeve dhe mbështetjes në të gjitha segmentet; edukim, avancim, infrastrukturë, zhvillim, masivizim dhe profesionalizëm.

Së bashku, do ta ruajmë dhe zhvillojmë futbollin tonë!

Lajme të ngjashme