Smith: Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burgim
Gjykata Speciale sot ka shpallur dënimin për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi me 25 vite burgim.
Kryetari i Trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së, Charles Smith, i cili ka lexuar aktgjykimin, ka dhënë arsyetimin.
Ai ka numëruar veprat për të cilat është gjetur fajtor Thaçi.
“Z. Hashim Thaçi, ju lutem ngihuni në këmbë. 131. Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluara në Aktgjykim dhe të përmbledhura më lart, dhe pasi ka shqyrtuar të gjitha provat dhe argumentet e palëve dhe Mbrojtjes së Viktimave, Trupi Gjykues, mbi bazë të neneve 43 dhe 44 34 të Ligjit dhe rregullave 158, 159 dhe 163 të Rregullores, ju shpall ju, Hashim Thaçi, FAJTOR për: a. Pikën 3, arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar si krim lufte sipas neneve 14(1)(c), dhe 16(1)(a) të Ligjit, kryer kundër së paku 385 personave; b. Pikën 5, trajtim mizor si krim lufte sipas neneve 14(1)(c)(i) dhe 16(1)(a) të Ligjit, kryer kundër së paku 49 personave c. Pikën 7, torturë si krim lufte sipas neneve 14(1)(c)(i) dhe 16(1)(a) të Ligjit, kryer kundër së paku 303 personave; dhe d. Pikën 9, vrasje të paligjshme si krim lufte sipas neneve 14(1)(c)(i) dhe 16(1)(a) të Ligjit, kryer kundër së paku 96 personave. 132. Trupi Gjykues ju shpall TË PAFAJSHËM për një numër incidentesh krime lufte sepse nuk u vërtetuan jashtë dyshimit të arsyeshëm, ose sepse akuza u përfshi në një akuzë më konkrete, ose sepse u konstatua se incidenti në fjalë nuk përfshihej në juridiksionin e gjykatës”, ka thënë Smith, duke vazhduar shqiptimin e dënimit.
“Trupi Gjykues ju shpall TË PAFAJSHËM për krimet kundër njerëzimit të përndjekjes, burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme dhe zhdukjes me forcë sipas Pikave 1, 2, 4, 6, 8 dhe 10. Tani do të shqiptoj dënimin. Z. Thaçi, duke qenë se jeni shpallur fajtor për më shumë se një vepër penale, Trupi Gjykues ka përcaktuar nga një dënim më vete për secilën vepër penale për të cilën është dhënë verdikt fajësie, mbi bazë të rregullës 163(4) të Rregullores. Së pari do të jap këto dënime më vete, e më pas do të shqiptoj dënimin e njësuar për sjelljen tuaj kriminale në tërësi. Trupi Gjykues ka vendosur: 35 a. dënim me 15 vjet burgim për krimin e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar (Pika 3) b. dënim me 4 vjet burgim për krimin e luftës të trajtimit mizor (Pika 5); c. dënim me 20 vjet burgim për krimin e luftës të torturës (Pika 7); dhe d. dënim me 23 vjet burgim për krimin e luftës të vrasjes së paligjshme. Trupi Gjykues ju dënon me një dënim të njësuar me 25 vjet burgim, në të cilin llogaritet koha e kaluar në paraburgim. Z. Thaçi, mund të uleni”, ka thënë ai.