FFK ia refuzon sërish licencën, Prishtina paralajmëron ankesë në CAS - NACIONALE

FFK ia refuzon sërish licencën, Prishtina paralajmëron ankesë në CAS

3 vjet më parë

nga NACIONALE

FC Prishtina do të ankohet në CAS pasi FFK ia refuzoi sërish licencën për garat evropiane, kështu tha për Nacionalen drejtori i klubit Artan Osmani.

“Bardhëkaltërit” kanë rastin e artë për të siguruar Evropën pas një viti mungesë mirëpo FFK-ja tashmë për të dytën herë ia ka refuzuar kërkesën për licencim.

Komisioni i Shkallës së Dytë i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhje, në të cilën e ka shqyrtuar ankesën e FC Prishtina, e parashtruar me datë 24 maj 2023, në lidhje me vendimin e Shkallës së Parë të Federatës së Futbollit të Kosovës rreth licencimit të klubeve për garat e UEFA-s për edicionin 2023/24”.

Pas një vlerësimi të kujdesshë, Komisioni i Shkallës së Dytë e ka refuzuar ankesën e FC Prishtina, duke e vlerësuar atë si të pabazë”, shkruhet në komunikatën e Federatës.

Menjëherë pas këtij vendimi, drejtori i Prishtinës Artan Osmani për Gazetën Nacionale tregoi se FFK-ja ia ka refuzuar ankesën vetëm shkaku që i kanë dorëzuar dokumentet me vonesë, duke paralajmëruar ankesë në CAS.

FFK-ja na e refuzoi sërish licencën shkaku që nuk e kemi dërguar ankesën para 30 marsit. Tash na mbetet të ankohemi në CAS”.

Sipas tyre e vetmja arsye pse s’u licencuam është vonesa. Do të ankohemi në CAS dhe besoj se aty do të licencohemi. Nuk ka asnjë Federatë në botë që ia mohon garat evropiane një klubi”.

Në fund, ai shtoi se edhe Dukagjini i kishte dorëzuar këto dokumente me vonesë mirëpo skuadrës nga Klina iu dha licenca.

Ne jemi në dijeni që e kemi dorëzuar me vonesë, por s’jemi klubi i vetëm. Jemi të sigurt se Dukagjini i ka dërguar dokumentet për licencë më 17 maj, kjo shihet në ATK dhe u licencua”.

Lajme të ngjashme