FFK ankohet në KAS për ndeshjen ndaj Rumanisë - NACIONALE

FFK ankohet në KAS për ndeshjen ndaj Rumanisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar të enjten se është ankuar në KAS për vendimin e UEFA-s mbi përballjen me Rumaninë.

UEFA i dha fitoren Rumanisë në përballjen ndaj Kosovës, duke e vlerësuar se thirrjet “Serbia, Serbia” ose “Kosova është Serbi” janë politike dhe që “Dardanët” e kanë lënë lojën.

Sidoqoftë, FFK-ja ka njoftuar se tani janë ankuar në KAS, ndërsa janë në konsultim edhe me disa studio ligjore për t’u përfaqësuar në mënyrën më të mirë në këtë betejë.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opionionin publik se në afatin e përcaktuar kohor, ka proceduar në CAS (Court of Arbitration of Sport) ankesën ndaj vendimit të UEFA-s në lidhje me ndeshjen Rumani- Kosovë, të datës 15.11.2024.

FFK-ja, përveç angazhimit të ekipit të vet ligjor, është në konsultim edhe me disa studio ligjore me përvojë të madhe me lëndët në CAS, kryesish nga Zvicra dhe Gjermania, për t’ u përfaqësuar në mënyrën e vet më të mirë në këtë betejë ligjore në kërkim të së drejtës për Federatën dhe ekipin tonë Kombëtar.

Federata e Futbollit e Kosovës shpreh besimin e saj të plotë që CAS do të marrë vendim të drejtë e meritor”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Përndryshe, Kosova do të përballet me Islandën në muajin mars ndërsa edhe sikurse KAS-i ta ndryshojë vendimin e UEFA-s, nuk do të luajë asnjë rol në këtë aspekt.

Lajme të ngjashme