Ferran Torres nuk ka dilema: Guardiola, Enrique dhe Xavi janë tre trajnerët më të mirë në botë - NACIONALE

Ferran Torres nuk ka dilema: Guardiola, Enrique dhe Xavi janë tre trajnerët më të mirë në botë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi spanjoll, Ferran Torres, është i bindur se tre trajnerët e tij të fundit që ka pasur në nivel klubesh dhe kombëtareje janë edhe më të mirët në botë.

Çështja se cilët janë trajnerët më të mirë në botën e futbollit është gjithnjë e pranishme. Temë që nuk shuhet kurrë.

Megjithatë, përfaqësuesi spanjoll, Ferran Torres, nuk ka shumë mëdyshje. Ai ka lartësuar trajnerët e fundit që ka pasur në klubet ku ka qëndruar, si dhe atë të kombëtares që ishte në detyrë deri gjatë Kupës së Botës.

“Kam kaluar në tre prej trajnerëve më të mirë në botë siç janë Guardiola, Luis Enrique dhe Xavi”, komentoi ai.

“Duke qenë nën urdhrat e të tre trajnerëve më ka ndihmuar shumë. Jam një tjetër futbollist prej që pata nisur të luaj te Valencia”, tha ai.

Torres është futbollist i Barcelonës nga fillimi i vitit 2021. Klubi katalonas për shërbimet e tij kishte paguar 55 milionë euro. Ai u shpreh mirënjohës për të gjithë ndihmën që ia ka dhënë Xavi.

“Xavi më ka ndihmuar në krahun e majtë si sulmues. Më ka ndihmuar që të kuptoj si duhet pranuar topi dhe si duhet luajtur me të. Më jep besim të plotë dhe ky është çelësi për një lojtar që të vazhdojë të punojë dhe ta bëjë me një motivim më të lartë”, nënvizoi Torres.

22-vjeçari nuk ka qenë shumë produktiv në kampionat gjatë këtij fillimi të sezoni. Ai ka shënuar vetëm 2 gola në 13 paraqitje në La Liga.

Një statistikë dukshëm më të mirë e gëzon në arenën evropian, ku ka arritur t’i shënojë 3 gola në 5 ndeshje në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ndonëse ky kontribut nuk ishte i mjaftueshëm për Barcelonën, pasi u eliminua nga Interi.

Lajme të ngjashme