Fernandes: Nuk ka arsye se pse të mos i besojmë planit të Amorim
Mesfushori Bruno Fernandes thotë se nuk ka ndonjë arsye pse duhet të kenë dyshime mbi planet e trajnerit Ruben Amorim.
Unitedi është këndellur këto javët e fundit, ku së fundmi edhe eliminoi Arsenalin nga FA Cup, pavarësisht që ishin me një lojtar më pak.
Fernandes ndërkohë ka ngritur optimizmin te “Djajtë e Kuq”, duke kërkuar që të besojnë plotësisht te tekniku portugez.
“Është shumë lehtë kur nuk merr rezultate, kur nuk bën paraqitje, pastaj fillon ta humbasësh besimin në gjithçka që ke bërë”.
“Kjo është gjëja e mirë që kemi si kuadër, besojmë në atë që po bëjmë, në stërvitje dhe se ku duhet të jemi si skuadër, në çfarë duhet të përmirësohemi”.
“Sa herë që humbim ose diçka shkon keq, të gjithë kanë mendimet ndrsyhe. Sigurisht, trajneri ka idetë e veta dhe e kuptojmë”.
“Çfarë kuptojmë ne lojtarët është se ai vërtetë beson se mund t’ia dalim. Prandaj nuk ka ndonjë opsion tjetër që të bën të mos besosh. Edhe në ndeshjet kur pranojmë gol, ai thjesht dëshiron ta kuptojmë se do të bëjmë mirë në mënyrën e duhur”.
Unitedi padyshim që është përmirësuar dukshëm në repartin defansiv, megjithatë po vazhdon të dëshpërojë në pjesën ofensive.