Fernandes: Nuk është faji i Ronaldos nëse shënoj më pak gola - NACIONALE

Fernandes: Nuk është faji i Ronaldos nëse shënoj më pak gola

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bruno Fernandes ka dhënë një intervistë për “The Athletic”, ku ndër të tjera ka folur rreth raportit me Cristiano Ronaldon.

Portugalia viteve të fundit është rikthyer të jetë një arrë e fortë për kundërshtarët, njësoj siç ishte në fillimin e këtij mileniumit.

Njëri prej akterëve që më së shumti ka ndihmuar që Kombëtarja e Portugalisë ta arrijë sërish atë stad është Bruno Fernandes. Edhe pse me raste është kritikuar për ndonjë lëkundje në formë, ai mbetet një aset i rëndësishëm për ekipin kombëtar portugez.

Së voni, temë diskutimi është bërë edhe raporti i tij me Cristiano Ronaldon, bashkëkombësin e tij dhe njëherit bashkëlojtarin te Manchester United.

Shfajësimi i Ronaldos nga Fernnades

Gjatë intervistës për “The Athletic”, Bruno Fernandes ka sqaruar raportin që ka me Cristiano Ronaldon në kombëtare.

“Kur shënoj është gjithmonë ai në fushë. Të luash me Cristiano Ronaldon është vërtet ndjesi e bukur, sepse lojtarët e respektojnë dhe ai krijon më shumë hapësirë. Kundërshtarët kanë frikë nga ai kur lëviz pa top. Ndaj Maqedonisë së Veriut kam shënuar falë një asisti të tij dhe një hapësire që ka krijuar me anë të një lëvizjeje. Kam luajtur pa Cristiano Ronaldon katër ndeshjet e fundit të Premierligës dhe kam shënuar një gol. Pra, nuk është faji i tij nëse shënoj më pak gola”
, nënvizoi Bruno.

Ai ka sqaruar që forma e tij momentale nuk ndërlidhet me minutazhin e Ronaldos: “Ai më shumë ka shfrytëzuar asiste nga une në sezonin e shkuar. Kështu që, nuk mendoj se është i drejtë krahasimi. Nuk kam bërë paraqitje të mira, por nuk mendoj aspak që ka të bëjë me praninë e Ronaldos”, shtoi ai.

Tutje, Bruno ka shpjeguar se përse mendon që mos-prania e Ronaldos në formacionin titullar te Manchester United, s’ka ndikuar tek ai në statistika më të dobëta që është duke regjistruar.

“Para se të vinte Ronaldo ekzekutoja edhe penalltitë. Gjatë sezonit të shkuar kam pasur dy raste për të shënuar nga pika e bardhë dhe i kam gabuar që të dyjat. Kësisoj, nuk mund ta fajësoj Ronaldon, mbi të gjitha sepse ai penalltitë i shënon”, tha ai.

Fantazisti 28-vjeç ka kontratë të vlefshme me “djajtë e kuq” deri në vitin 2026. Gjatë këtij sezoni ka luajtur në gjashtë ndeshje të Premierligës, duke shënuar një gol dhe duke kontribuar me një asit tjetër.

Për dallim nga dy sezone më herët, janë shifra në rënie, por prapëseprapë nuk vihen në dyshim cilësitë e tij.

Lajme të ngjashme