Cristiano Ronaldo shpallet lojtari më i fuqishëm në Instagram - NACIONALE

Cristiano Ronaldo shpallet lojtari më i fuqishëm në Instagram

1 vit më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo është shpallur lojtari më me ndikim në Instagram që do të luajë në Kupën e Botës 2022, duke lënë mbrapa Lionel Messin, Neymarin dhe Kylian Mbappen.

Sulmuesi portugez ka gëzuar një rritje prej 48% të ndjekës të rinj në këtë rrjet social gjatë vitit të fundit.

Ai i fiton më shumë se 3.5 milionë dollarë për çdo postim që e bën në Instagram, sipas analistit Nielsen Gracenote.

Jadon Sancho i Manchester Unitedit është lojtari anglez më me ndikim, ndërsa Gavi i Barcelonës është ylli më i ri që ka depërtuar në Instagram me 5.165% rritje të ndjekësve.

Kjo renditje bazohet në mjetin matës të ndikimit nga Nielsen, i cili vlerëson numrin e përgjithshëm të ndjekësve, rritjen e numrit të ndjekësve, shkallën e përfshirjes dhe vlerën e përgjithshme të markës për secilin postim në Instagram për t’i dhënë një vlerë të përgjithshme mediave.

Kjo renditje u bë për lojtarët që do të marrin pjesë në Kupën e Botës në Katar, raporton Nacionale.

Ronaldo i ka 480 milionë ndjekës në Instagram, derisa Messi i Argjentinës i ka 360 milionë - një rritje prej 38% në 12 muajt e fundit - dhe i fiton 2.6 milionë euro vlerë mediave për çdo postim.

Treshja sulmuese e Paris Saint-Germain, Messi, Neymar dhe Mbappe renditen në vendet dy, tre dhe katër, përkatësisht, mbrapa Ronaldos. Të gjithë i fitojnë mesatarisht më shumë se 1 milion dollarë për çdo postim.

Nga top 10-shja, Vinicius Junior i Brazilit ka shënuar rritjen më të madhe të numrit të ndjekësve nga të gjithë lojtarët, me 90% ngritje, pasi e shënoi golin e triumfit të Real Madridit kundër Liverpoolit në finale të Ligës së Kampionëve.

N’Golo Kante renditet i teti në listë, me shkallën më të lartë të përfshirjes së audiencës në postimet e tij (pëlqime, komente, shpërndarje) se çdo lojtar tjetër në top 10, me 11%.

Ylli i radhës i rrjeteve sociale duket se do të jetë Gavi i Spanjës, pasi numri i ndjekësve të tij është rritur për më shumë se 5.000%, në 6.2 milionë.

Lajme të ngjashme