Ferland Mendy rinovon me Real Madridin, e konfirmon Ancelotti - NACIONALE

Ferland Mendy rinovon me Real Madridin, e konfirmon Ancelotti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Ferland Mendy ka rinovuar kontratën me Real Madridin, gjë të cilën e konfirmoi trajneri Carlo Ancelotti në një konferencë për shtyp të hënën.

Tekniku italian u dha fund raporteve të mediave që sugjeronin se lojtari zgjati qëndrimin deri në vitin 2027.

“Jemi të kënaqur, ai ka rinovuar kontratën”.

“Po kalon formë shumë të mirë. Në aspektin defansiv është në nivel shumë të lartë. Nuk është që ka vështirësi me topin, është thjesht që nuk ia kërkoj punën si mbrojtësit e krahut të tjerë”.

“Kemi një sulmues të fortë në anën e majtë, prandaj atij nuk i duhet punë në aspektin ofansiv. Është më mirë që qëndron sepse ndonjëherë i duhet të luajë në qendër”.

Mbrojtësi i krahut iu bashkua “Galaktikëve” në vitin 2019 pasi përfundoi një marrëveshje me vlerë 48 milionë euro.

Deri më tani, Mendy ka bërë 176 paraqitje për klubin, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë 10 asistime në të gjitha garat.

Ndër të tjera, Mendy ka ndihmuar Realin ta fitojë dy herë Ligën e Kampionëve dhe tre herë La Liga-n.

Lajme të ngjashme