Ferizaj dhe Prishtina e Re kalojnë në çerekfinale të Kupës së Kosovës - NACIONALE

Ferizaj dhe Prishtina e Re kalojnë në çerekfinale të Kupës së Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ferizaj dhe Prishtina e Re janë bërë dy çerekfinalistët e fundit të Kupës së Kosovës.

Ferizaj mposhti KF Rilindjen me rezultat 1:0, derisa Prishtina e Re e eliminoi Feronikelin ’74 në udhëtim 0:2.

Edhe pse dukshëm favorit, Ferizaj nuk iu gëzua fitores deri në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Edon Sadriu e bëri ndryshimin me një gol të bukur pas një aksioni të shpejtë, që ia mundësoi Ferizajt avancimin për në fazën tjetër të Kupës (90’).

Ndërkohë, Prishtina e Re e mposhti skuadrën e Superligës, Feronikelin ’74 me rezultat komod 0:2.

Kreshnik Bahtiri dhe Fati Ismaili ishin golashënuesit në këtë ndeshje.

Kundërshtarët për në çerekfinale do t’i mësojnë pas hedhjes së shortit.

Lajme të ngjashme