Ferdinand kritikon Ten Hagun për fillimin e ngadaltë të Mount te Man United - NACIONALE

Ferdinand kritikon Ten Hagun për fillimin e ngadaltë të Mount te Man United

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Manchester Unitedit Rio Ferdinand beson se trajneri Erik ten Hag duhet fajësuar për fillimin e ngadaltë të mesfushorit Mason Mount në “Old Trafford”.

Anglezi kaloi te “Djajtë e Kuq” në një marrëveshje 55 milionë funtesh nga Chelsea, por që fillimi nuk ka qenë më i miri i mundshëm.

Mount ka dështuar të impresionojë në dy ndeshjet e para në Premierligë, duke pasur probleme të luajë me presion të lartë siç kërkon tekniku holandez.

Por, Ferdinand thotë se faji është i trajnerit që nuk i ka dhënë rolin e caktuar.

Nuk mund ta gjykosh një lojtar me dy ndeshje, sepse ka lojtarë që janë bërë legjenda e nuk do të ishin legjenda nëse do të gjykoheshin për dy ndeshje”.

Nuk jam këtu për ta arsyetuar Mason, por është fakt. Shikoni skuadrën e Chelseas, tërë këta lojtarë që po vijnë, është vështirë të përformosh në mënyrën më të mirë”.

Skuadra momentalisht nuk po luan mirë individualisht. Skuadra s’po luan mirë mjaftueshëm, prandaj kjo i takon trajnerit 100 për qind”.

Ai duhet ta bëjë skuadrën të luajë mirë. Duhet të shohim ku përshtatet ai. Nuk e di për cilën pozitë e kanë blerë”.

Ndërkohë, Mount pritet të mungojë deri në fillimin e muajit shtator shkaku i një lëndimi ndaj Tottenhamit.

Lajme të ngjashme