Ferdinand e këshillon Amorim ta konsiderojë Pogban
Legjenda e Manchester Unitedit Rio Ferdinand ka këshilluar trajnerin Ruben Amorim ta ftojë mesfushorin Paul Pogba në stërvitje për ta “shikuar” mesfushorin.
Pogba aktualisht është agjent i lirë meqenëse e ndërpreu kontratën me Juventusin në vitin e kaluar.
Francezi rezultoi me doping, ku mori një dënim për katër vite jashtë fushës por pastaj kjo iu zbrit në 18 muaj, kësisoj në muajin mars ka të drejtë të luajë sërish.
Pogba që atëherë është lidhur me disa klube arabe si dhe në Amerikë, por që preferon qëndrimin në Evropë. Ferdinand së fundmi e ka këshilluar Amorim ta konsiderojë mundësinë e afrimit të francezit.
“Mund të pëlqesh të mendosh se do të shkojë diku. Sigurisht, ai duhet të luajë diku”.
“Pogba te United? Do ta provoja dhe ftoja në stërvitje, të shohim nëse do të ishte në gjendje. Do t’i thosha eja dhe riktheje formën dhe pastaj do të shikojmë”.
“Stormzy do të ishte tani duke bërë një video tani”, deklaroi ai.
Stormzy ishte i përfshirë në prezantimin madhështor të Pogbas te Unitedi pas kthimit të lojtarit në vitin 2021.
Pavarësisht deklaratës së Ferdinand, nuk ka negociata mes përfaqësuesve së lojtarit dhe klubit anglez deri më tani.
Me situatën aktuale financiare, Unitedi preferon të përqendrohet në talentët e rinj, të cilët nuk kërkojnë paga të larta, gjë që mund t’iu nxjerrë probleme skuadrës angleze.