“Fenomeni” Ronaldo thotë se CR7 është më i mirë se Leo Messi
Legjenda e futbollit brazilian Ronaldo Nazario është pajtuar me mendimet se Cristiano Ronaldo është më i mirë se Lionel Messi.
Debati se cili është lojtari më i mirë në histori vazhdon që më shumë se një dekadë, me shumë tifozë që e preferojnë portugezin, e shumë tjerë e duan argjentinasin.
Derisa kishte të ftuar në shtëpinë e tij youtuberin “Speed”, braziliani e pranoi se Ronaldo është më i mirë se Messi.
“Speed” gjatë bisedës i thotë “Ti e di që Cristiano është më i mirë se Messi”, ndërsa përgjigja e fenomenit është “Po, e di”.
Për më shumë shikoni videon që është bërë virale në rrjetet sociale:
🎙️Speed to Ronaldo Nazario: “You know that Cristiano is better than Messi.”
— CristianoRealm (@TheCr7Realm) January 10, 2024
🗣️Ronaldo nazario: “I know.” pic.twitter.com/pD2hnZQquC
Ndërkohë, Ronaldo Nazario ka treguar dashurinë për të dy lojtarët duke treguar se vetëm ata kanë më shumë Topa të Artë të fituar, derisa i pëlqen të dy.
Gjatë viteve të kaluara, Ronaldo Nazario kishte preferuar gjithmonë argjentinasin – ku shpesh herë e vendosi në formacionin e tij të ëndrrave, edhe pse aty s’kishte vend për portugezin.
CR7 po vazhdon të bëjë dallimin në Arabinë Saudite derisa Messi është në pritje që të nis kampionati në MLS.