Federico Chiesa nis negociatat me Barcelonën - NACIONALE

Federico Chiesa nis negociatat me Barcelonën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjenti i sulmuesit Federico Chiesa, Fali Ramadani, ka zhvilluar takime me Barcelonën për një transferim të mundshëm në verë.

26-vjeçari nuk është në planet e Thiago Mottas për sezonin 2024/25, ndërsa u la jashtë skuadrës në fitoren 3:0 ndaj Comos në Serie A. Ai gjithashtu nuk ishte i përfshirë në fazën parapërgatitore.

Kontrata e italianit do të skadojë në fundin e këtij sezoni, andaj Juventusi preferon ta shesë në mënyrë që të mos e humbë falas, kësisoj lojtarit iu është dhënë liria për të negociuar me këdo që dëshiron.

Sipas “Sport”, e konfirmuar nga gazetari italian Gianluca di Marzio, agjenti i Chiesas ka qenë në kontakte me Barcelonën për të diskutuar kalimin e mundshëm në “Camp Nou”.

Ish ylli i Fiorentinas tani është opsion për skuadrën blaugranase, pasi nuk arritën ta bindin sulmuesin Nico Williams të Athletic Bilbaos.

Juve në anën tjetër preferon ta shesë Chiesan diku jashtë, e jo te ndonjë rival ngase kanë “frikë” se ky i fundit mund t’iu shkaktojë probleme.

Inter e Roma janë përmendur si klubet e interesuara, mirëpo që të dy klubet deri më tani nuk kanë bërë ndonjë lëvizje konkrete.

Lajme të ngjashme