Federata zvicerane tregon se ku do të luhet takimi i nëntorit Zvicër – Kosovë
Federata zvicerane e futbollit ka njoftuar sot se ndeshja mes Zvicrës dhe Kombëtares së Kosovës në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024 do të luhet në Basel, me datën e planifikuar 18 nëntor.
Ky takim i vlefshëm për kualifikim në evropian nga Grupi I do të zhvillohet në shtëpinë e FC Baselit që njihet me emrin ‘Jakob-Park’ në datën e lartcekur me fillim nga ora 20:45, ndërsa është mësuar se shitja e biletave do të fillojë në muajin tetor, saktësisht më datën 20 të këtij muaji.
https://t.co/rrYaIkRK3T
— 🇨🇭 Nati (@nati_sfv_asf) October 4, 2023
Suisse - Kosovo aura lieu à Bâle
Svizzera - Kosovo si giocherà a Basilea
Ky takim pritet të mbledhë shumë shikues shqiptarë, pasi që dihet numri i madh nga vendet shqipfolëse që banojnë në Zvicër.
Ndeshja e parë mes Kosovës dhe Zvicrës përfundoi me barazim 2:2 në stadiumin Fadil Vokrri, muajin e kaluar.

Kombëtarja e Kosovës edhe pse matematikisht gjendet ende në garë për një kualifikim, gjasat janë shumë minimale për shkak të dallimit të madh në pikë me dy pozitat që sigurojnë një vend në EURO 2024, në anën tjetër Zvicra është në rrugën e duhur për ta bërë këtë gjë, pasi ka vendin e parë në grup pas gjashtë ndeshjeve me 14 pikë të grumbulluara.
‘Dardanët’ do të luajnë dy ndeshje në muajin tetor, ku fillimisht udhëton te Andorra, e pastaj e pret Izraelin, ndërsa dy ndeshjet e fundit janë në nëntor, pra me Zvicrën më 18 nëntor dhe Bjellorusinë më 21 nëntor.